SSHP dhe Mjedisi

Mjedisi

Si pjesë e ambicieve tona kryesore mjedisore, janë identifikuar tre fusha kryesore për përmirësim (klima, ekonomia rrethore dhe biodiversiteti) dhe në secilën nga njësitë e biznesit të Freyssinet po zbatohen plane specifike veprimi. Qëllimi ynë është të jemi sa më të përgjegjshëm në kantieret tona, në punëtoritë dhe zyrat tona, por edhe të ndihmojmë klientët tanë të përmirësojnë gjurmën mjedisore të projekteve të tyre infrastrukturore, nëpërmjet teknologjive tona të qëndrueshme.

Pëpjekjet tona për të mbrojtur klimën, janë:

Emetimet direkte

- Të reduktojmë konsumin tonë të karburantit dhe energjisë elektrike me 40% midis 2018 dhe 2030

- Të optimizojmë konsumin e karburantit të pajisjeve dhe automjeteve në kantieret e ndërtimit

- Të përshpejtojmë rinovimin e flotës së automjeteve të kompanisë dhe shërbimit me modele elektrike ose hibride

- Të inkurajojmë punonjësit të reduktojnë konsumin e tyre

- Të optimizojmë skemat e transportit dhe logjistikës së stafit

- Të përmirësojmë efiçencën energjetike të objekteve, punëtorive, depove dhe zyrave tona

- Të rrisim përqindjen e energjive jofosile dhe të rinovueshme

Emetimet indirekte

- Të reduktojmë emetimet tona indirekte të shkaktuara nga aktivitetet e sipërme dhe të poshtme me 20% midis 2019 dhe 2030

- Të fillojmë me promovimin e furnizuesve strategjikë çeliku, gize dhe alumini

- Të forcojmë praninë tonë lokale për prokurimin e materialeve të prodhuara në vend për të zvogëluar vëllimin e transportit.

- Të shfrytëzojmë prodhimin tonë të integruar industrial për të kontrolluar më mirë zinxhirin e furnizimit

- Të reduktojmë udhëtimet e biznesit, të përdorim alternativa dixhitale kur është e mundur

Ekonomi rrethore

Ekonomia rrethore është një model prodhimi dhe konsumi, i cili përfshin ndarjen, dhënien me qira, ripërdorimin, riparimin, rinovimin dhe riciklimin e materialeve dhe produkteve ekzistuese për aq kohë sa të jetë e mundur. Në këtë mënyrë zgjatet cikli i jetës së produkteve.

Ruajtja e mjediseve natyrore dhe biodiversitetit

Qëllimet e kompanisë sonë, në vendet tona të prodhimit janë:

- Të përmirësojmë planet e menaxhimit mjedisor në kantieret tona

- Të krijojmë një plan biodiversiteti për të optimizuar gjurmën dhe planin e kantiereve në lidhje me

faunën dhe florën lokale

- Të zhvillojmë zgjidhje për të reduktuar përdorimin e ujit dhe ripërdorimin e ujit

- Të përhapim përdorimin e vajit me burim biologjik ose të biodegradueshëm për pajisjet

Siguria dhe menaxhimi i rrezikut në çdo kohë

Qëllimi "Zero Aksident" zbatohet për të gjithë personelin që punon në vendet tona, qofshin ata punonjës të Freyssinet, staf i përkohshëm apo nënkontraktorë. Standardet tona të sigurisë dhe të menaxhimit të rrezikut zbatohen për të gjitha subjektet, edhe kur ato janë më kërkuese se rregulloret lokale.

Standardet e larta të sigurisë:

- Rregullat e artë. Këto duhet të respektohen në të gjitha vendet tona dhe kur udhëtojmë: udhëzimet e sigurisë, përdorimi i pajisjeve mbrojtëse personale, kushtet për përdorimin e telefonit, punën në lartësi etj.

- Standardet e sigurisë teknike për aktivitetet që përfshijnë rreziqe të larta: puna në lartësi, puna pranë trafikut, operimet e ngritjes, përdorimi i pajisjeve elektrike, etj.

- Menaxherët e sigurisë që lidhen me menaxhimin operacional në nivele të ndryshme të organizatës (grup, zonë, njësi biznesi, vend pune), misioni i të cilëve është të ofrojnë këshilla dhe ekspertizë teknike, të identifikojnë rreziqet dhe të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.

Menaxhimi i rrezikut:

Për të përfshirë punonjësit, një sërë mjetesh dhe rutinash përdoren gjatë gjithë jetës së projekteve:

- Siguria në dizajn. Siguria është pjesë e synimeve të kërkimit dhe zhvillimit. Kur paraqesim ofertat tona, ne detajojmë integrimin e saj në projektet e klientëve tanë dhe kushtet për zbatimin e saj.

- Takimet PreTask. Procedurat operative të përcaktuara nga inxhinierët e projektimit dhe ndërtimit finalizohen me menaxhimin e kantierit dhe ndahen me ekipet.

- Takimet para fillimit. Takimet e mbajtura çdo ditë, para çdo ndërrimi: për të identifikuar çdo mospërputhje midis aktiviteteve të planifikuara dhe kushteve të kantierit dhe për të identifikuar të gjitha rreziqet dhe mënyrën e kontrollit të tyre.